Shtëpia është ndërtuar me ndihmën e shkencëtarëve, inxhinierëve dhe arkitektëve

Teksa ne tokësorët e vegjël mësojmë gjithnjë e më shumë për universin dhe mund të jemi në prag të zbulimeve të mëdha për planetin Mars disa edhe kanë filluar të mendojnë se si do të jetë jeta në këtë planet.

Në qytetin britanik të Bristol është projektuar një shtëpi e cila do të ishte e përshtatshme për të jetuar atje.

Artistët Ella Good dhe Nicki Kent kanë shpenzuar 7 vjet duke marrë mendimin e arkitektëve, inxhinierëve dhe madje edhe fëmijëve për të menduar se si mund të jetojmë në mënyrë komode në Mars.

Shtëpia dykatëshe prej 53 metrash katrorë mundësohet nga panele diellore dhe është projektuar për të përballuar temperaturat mesatare prej -63 gradë Celsius.

Ka një dhomë ndenjeje të rrethuar nga bimë për ta bërë më komode jetesën aty.

“Pra, ideja është që duhet të jetë  një vend i  këndshëm për të jetuar, ku ne mund të përdorim burimet e pakta në Mars për të qenë në gjendje jo vetëm të mbijetojmë por edhe  të jetojmë një jetë të lumtur dhe produktive. Unë mendoj se ka shumë mundësi atje për të patur një mënyrë jetese të ngjashme me Tokën”.

Projekti do të hapet për publikun në fund të Gushtit dhe do të mbyllet në fund të Tetorit.

Klan News