Zbulohet data e prezantimit të gjeneratës së re të iPhone

Për më pak se një muaj kohë do të arrijë gjenerata e re e telefonave të Apple dhe po ashtu presim edhe tri modele Apple Watch.

Për vite me radhë, Apple ka prezantuar një gjeneratë të re të telefonave inteligjentë në të njëjtën kohë, kështu që edhe pa njoftime zyrtare, mund të dimë afërsisht se kur ta presim gjeneratën e ardhshme të iPhone. Për këtë vit, pra këtë shtator, kompania ende nuk e ka shpallur zyrtarisht datën e prezantimit të iPhone 14, por gazetarët e Bloomberg e kanë bërë këtë para tyre.

Sipas këtyre informacioneve, Apple do t’i prezantojë modelet e reja të iPhone të mërkurën më 7 shtator (deri më tani konferenca të tilla mbaheshin zakonisht të martën), ndërsa shitjet e tyre do të fillojnë të premten, më 16 shtator.

Gjithashtu, falë thashethemeve të shumta të deritanishme, pak a shumë e dimë se çfarë të presim nga telefoni, por gjithmonë ka shpresë që Kryeshefi Ekzekutiv i Apple, Cook, të na befasojë me “dicka më shumë”

Risia më e madhe e kësaj gjenerate është se Apple do ta zëvendësojë modelin iPhone mini me Max. Pra, ata do ta prezantojnë iPhone 14 dhe 14 Max 6.1 inç me një ekran diagonal 6.7 inç, i cili, interesant, duhet të funksionojë në të njëjtin procesor si gjenerata aktuale – A15 Bionic. Sa për modelet Pro, ato duhet të jenë shumë më interesante. Do të ketë një chipset të gjeneratës së re (A16 Bionic), nuk do të ketë një notch, por një vrimë në ekran dhe tri kamera në anën e pasme, nga të cilat rezolucioni i kamerës kryesore do të jetë 48MP.

Përveç telefonave, në më pak se një muaj presim orët e reja inteligjente – dy pajisje nga seria Apple Watch Series 8, njëra prej të cilave duhet të jetë më e madhe dhe e destinuar për aventurierët dhe gjenerata e re e modelit më të lirë SE.

Sa i përket produkteve të tjera, janë planifikuar edhe gjeneratat e reja të iPad dhe Mac, por për ta Apple po përgatit një konferencë të veçantë që duhet të mbahet në tetor./Ars Tehnica

Përgatiti: Nuhi Shala