Puthje dhe tatuazhe të njëjta! Kush është biondja misterioze në krahët e Noizyt (FOTO)

Aug 18, 2022 | 16:44
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Rigels Rajku (Noizy) është si vera. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë pëlqehet nga vajzat.

noizyy

Pjesëmarrja në koncertin e 14 gushtit, vërtetoi edhe njëherë popullaritetin dhe dashurinë e fansave për reperin. “Alpha Show” padyshim është një sukses për Noizyn, i cili vendosi ta gdhend  këtë emër në trupin e tij.

Por jo vetëm ai! Edhe një fansja e flaktë e reperit ka bërë të njëjtin tatuazh në pjesë e prapme të krahut.

Bjondja bukuroshe ka postuar në Instagramin e saj një foto ku duket duke puthur Noizyn dhe një tjetër ku së bashku me “idhullin” e saj kanë treguar tatuazhin.

Ky imazh është ripostuar edhe nga vetë Rigelsi në Instastoryn e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Noizy e cilësoi koncertin si një ëndërr të bërë realitet tashmë me një numër të madh prej 15 mijë pjesëmarrësish dhe shitjen më të lartë të biletave për herë të parë në Shqipëri.

Ai e cilësoi si natën më të bukur dhe ndoshta më të rëndësishme të karrierës së tij.

“S’e dija sa ka qenë rekordi i biletave të shitura më parë, por mora vesh që është tejkaluar numri dhe ndihem mirë se atmosfera ishte në kulm. Të ftuarit janë njerëz me të cilët kam bashkëpunuar. mund të them se është nata më e bukur e karrierës sime. Kisha një staf të gjerë nga prapa që u mor me çdo detaj. Kanë qenë 200-300 veta që u angazhuan, kemi që në shkurt që merremi me organizimin e tij”, tha reperi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura