LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja finlandeze u kritikua për videon nga ndeja, ajo u përgjigj: Unë bëja gjëra të ligjshme

Kryeministrja finlandeze u kritikua për videon nga ndeja, ajo u përgjigj: Unë bëja gjëra të ligjshme

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të videove të zbuluara ku shihet kryeministrja duke u kënaqur në një nga festat e saj private.

Siç raporton portali finlandez, Iltalehti, në rrjetet sociale janë shfaqur video në të cilat shihet Marin duke kërcyer dhe kënduar në shoqërinë e politikanëve, influencuesve dhe prezantuesve të radios dhe televizionit finlandez.

“Jeta e Sanna Marin devijon nga stili tradicional i kryeministrave, gjë që shkakton vëmendje dhe debat të madh në publik”, shkroi Iltalehti.

Me rastin e regjistrimeve, mediat në Finlandë kërkuan një koment nga vetë kryeministrja, e cila theksoi se nuk ka parë asgjë të diskutueshme në festën ku ka marrë pjesë, raporton euronews.

“Kam kërcyer, kënduar, festuar dhe bërë gjëra të ligjshme, nuk e di që kam bërë ndonjë gjë të paligjshme, ndaj nuk e shoh të nevojshme të ndërhyjë policia. Mbrëmjen e kam kaluar me miqtë e mi, kam pirë pak, jo shumë”, tha Marin.

Megjithatë, ajo ka theksuar se ka menduar që regjistrimet të cilat janë private nuk do të publikohen në rrjetet sociale.

“Është keq që u botuan. Unë kam një jetë familjare, punoj shumë, por kohën e lirë e kaloj me miqtë. Megjithatë, duhet të them që nuk kam marrë drogë”, tha kryeministrja.

Meqë ra fjala, jeta private e kryeministrit të Finlandës është bërë disa herë temë e mediave në këtë vend.

Herën e fundit, media e kritikoi Marin për vizitën në një klub nate në fund të vitit 2021, edhe pse më parë ajo kishte qenë në kontakt me një person të infektuar me korona.

Pas kësaj, Marin i kërkoi falje publikut dhe tha se duhej të kishte kontrolluar më mirë udhëzimet e shtabit të krizës.

“Më vjen shumë keq që nuk e kuptova se duhej ta bëja këtë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori