Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska: S’kemi ndërmend të shkojmë në një konflikt bërthamor me SHBA-në dhe NATO-n

Aug 18, 2022 | 17:57
SHPËRNDAJE

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse ka deklaruar se një përplasje me Perëndimin është e mundur, por një konflikt bërthamor me SHBA-në dhe NATO-n nuk do të ishte në interesin e Rusisë.c1c1e0cf-4b92-4706-a1bd-b1fe41e9d7fe

“Rusia nuk ka përdorur në asnjë rast armë bërthamore. Por ngjarjet në Ukrainë… tregojnë qartë se një përplasje me Perëndimin është e mundur” tha Ivan Nechayev, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Interfax.

Moska është “e përkushtuar ndaj parimit se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore. Rusia, si fuqi bërthamore, do të vazhdojë të veprojë me sa më shumë përgjegjësi. Një përplasje e drejtpërdrejtë me SHBA-në dhe NATO-n nuk është në interesin tonë. Doktrina ushtarake ruse lejon një përgjigje bërthamore vetëm në përgjigje të agresionit duke përdorur armë të shkatërrimit në masë, ose kur vetë ekzistenca e shtetit është nën rrezik dhe kërcënohet seriozisht”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura