Valverde për largimin e mundshëm të Casemiros: Ai nuk ka thënë asgjë

Fede Valverde ka folur në lidhje me spekulimet e fundit për të ardhmen e Casemiros. Ditëve të fundit u raportua se mesfushori brazilian është shumë pranë kalimit te Manchester United. E lidhur me këtë ka folur bashkëlojtari i tij, Federico Valverde “Ai nuk ka thënë asgjë, unë nuk di asgjë. Sigurisht [dua që ai të…

Sport

18/08/2022 18:34

Fede Valverde ka folur në lidhje me spekulimet e fundit për të ardhmen e Casemiros.

Ditëve të fundit u raportua se mesfushori brazilian është shumë pranë kalimit te Manchester United.

E lidhur me këtë ka folur bashkëlojtari i tij, Federico Valverde

“Ai nuk ka thënë asgjë, unë nuk di asgjë. Sigurisht [dua që ai të qëndrojë]”, thuhet të ketë thënë uruguaiani për ‘El chiringuitotv’, transmeton lajmi.net.

Casemiro thuhet se po pëlqehet shumë nga trajneri i ‘Djajve të Kuq’ dhe mund të kalojë së shpejti në ‘Old Trafford’./Lajmi.net/