Gjendet pajetë në dyshemenë e banjës reperi i hitit ikonik “Gangsta’s Paradise”

Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin ikonik Gangsta’s Paradise, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.

Menaxheri i tij për një kohë të gjatë, Jarez Posey, tha për mediat amerikane se artisti u gjet pa shenja jete në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Anxhelos.

Coolio filloi të bënte muzikë në vitet 1980, por ai forcoi vendin e tij në historinë e hip hopit kur regjistroi Gangsta’s Paradise në 1995.

Shkaku i saktë i vdekjes së tij të mërkurën nuk është zbuluar ende. Megjithatë, Posey i tha TMZ, e cila raportoi fillimisht lajmin, se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për Gangsta’s Paradise, e cila ishte pjesë e kolonës zanore për filmin Dangerous Minds me Michelle Pfeiffer.

Kënga vazhdon të dëgjohet gjerësisht dhe sapo ka kaluar një miliard shikime, sipas faqes së tij zyrtare të internetit./albeu.com