Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

KAFE SHQETO/ Orgesa Zaimi  vjen me ‘Shiu i tetorit’/ Artistja zbulon ‘prapaskenat’ e festivalit

KAFE SHQETO/ Orgesa Zaimi vjen me ‘Shiu i tetorit’/ Artistja zbulon ‘prapaskenat’ e festivalit

13:20, 29/09/2022
A+ Aa A-

E ftuar në pjesën e fundit të “Kafe Shqeto” me moderatorin  Flavio Qarri ishte këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi e cila ka rrëfyer pjesmarrjen e saj disa-vjecare në festivalin “Kënga Magjike”. Këtë vit, Orgesa vjen për publikun me “Shiu i Tetorit”, këngë kjo e kompozuar nga dy kompozitorë të njohur shqipatarë.

"Tetori është një nga muajt me më shumë reshje, ndrysimi i stinëve më sjell ndjesi te reja dhe është një nga muajt e mi të preferuar. Është koha kur nuk ke as ngrohtë as ftohtë, dhe nga ana tjetër, Tetori është muaji ku lindi vajza ime dhe unë u bëra nënë për herë të parë. Megjithatë, përpos këtyre nuk e vendosa unë titullin e kengës, por autorët Aida Baraku dhe Armend Rexhepakiqi të cilët krijuan për herë të tretë në festivalin “Kënga Magjike’ një këngë për mua dhe më ka pëqyer shumë mesazhi që më përcjell si dhe melodia”- u shpreh artistja.

Image 

Ndër të tjera ajo ka treguar se këtë vit nuk i ndjen ‘ethet’ e konkurrencës’ dhe së për të nuk është aq e rëndësishme fitorja sa mesazhi që do përcjelli të publiku.

“Të them të drejtën artistët që do të marrin pjesë këtë vit janë ‘BIG’ dhe do të ishte një nder shumë i madh që do të këndoj në një skenë me emra të rëndësishëm të muzikës shqiptare. Unë jam rritur me disa emra të rëndësishëm nga ata që do të marrin pjesë, por nuk do t’i them pasi nuk më takon mua kjo pjesë. Të rritesh me këto emra dhe më vonë të rritesh ti vetë fizikisht dhe artistikisht dhe të këndosh në një skenë me to, do të thotë shumë për mua dhe nuk e mendoj konkurrencën, as fitoren. Rëndësi për mua ka që njerëzit ta vlerësojnë këngën time dhe ne të kënaqemi.

Sa i përket eksperiencës së saj si një nga protagonistët në spektalin e njohur “DWM” Ogesa ka treguar se kjo është diçka krejtësisht e re për të, por po ja del më së miri.

“Sigurisht që ne kemi një prapaskenë ku bëjmë dhe provat gjenerale të kërcimit dhe anëtarët e jurisë janë aty. Mendoj se kjo është një kohë e mire që unë të kaloja në këtë dimension dhe të ju tregjoja njerëzve që ‘shiko se unë di edhe të kërcej’. Unë jam shumë sfiduese pasi vetë spektakli ka adrenalinë ku ne punojmë gjithë javës, dhe besoj do ja dal me sukses”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco