Gafa e prezantueses të Serbisë, hitin e reperit të vdekur Coolio e shqipton “gang staz paradajz”

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 13:36
Gafa e prezantueses të Serbisë, hitin e reperit të vdekur Coolio e shqipton “gang staz paradajz”

Duke raportuar për vdekjen e reperit amerikan Coolio, prezantuesja e televizionit publik të Serbisë në programin e mëngjesit ka bërë një gafë derisa po lexonte titullin e hitit Gangsta’s Paradise”.

Duke folur se si reperi ndërroi jetë në moshën 59-vjeç, ajo tha se suksesi i tij më i madh ishte kënga “Gangsta’s Paradise” që ishte kolonë zanore e filmit “Dangerous Minds”.

Megjithatë për prezantuesen serbe të lajmeve, ky hit ishte paksa i vështirë për t’u shqiptuar, pasi tha “gang staz paradajz”.

Momentin kur prezantuesja shqipton gabimisht titullin e hitit të reperit amerikan, mund ta shihni në videon e publikuar më poshtë.

Ndryshe mediat amerikane sot kanë raportuar se reperi Coolio ndërroi jetën në moshën 59-vjeçare.

Menaxheri i tij Jarez Posey thasë artisti është gjetur pa shenja jete në dyshemenë e tualetit në shtëpinë e mikut në Los Angeles.

(Kosova Sot Online)