“Hera e dytë që një shqiptar dridh Kuvendin e Serbisë”

Aktuale

“Hera e dytë që një shqiptar dridh Kuvendin e Serbisë”

Nga: A.Zh Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:40
Shaip Kamberi

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka reaguar pasi deputeti shqiptar Shaip Kamberi, ka vendosur flamurin kuq e zi në Kuvendin e Serbisë.

Selimi ka thënë se është hera e dytë që një shqiptar po e dridh Kuvendin e Serbisë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Kamberi po kërkon të drejtat legjitime të identitetit për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Reagimi i tij në Facebook:

Hera e dytë që Kuvendi i Serbisë dridhet nga zëri i një shqiptar.

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, kërkon të drejtat legjitime të identitetit për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Këto të drejta janë parësore në cilëndo konventë ndërkombëtare, të cilat po u mohohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat