Spanja mbetet në krye të Grupit E edhe pas xhiros së dytë, detaj pas së cilit kapet Luis Enrique: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ata bëjnë presing shumë mirë. U përpoqëm të bënim lojën tonë, të kishim kontrollin e topit, por kur ishim në avantazh bëmë disa gabime që na kushtuan barazimin, gjithsesi, jemi të kënaqur, jemi në krye të klasifikimit, edhe pse duhet të bëjmë llogaritë edhe me sfidën e fundit”, u shpreh Enrique pas ndeshjes.

317356422 6671583439524113 4706710787216800886 N
317356422 6671583439524113 4706710787216800886 N

Alvaro Morata ishte protagonisti kryesor i Spanjës në këtë sfidë, një prekje një gol, i hedhur në fushë si zëvendësues: “Gjermania është një përfaqësuese e madhe, por nga sot mëndja jonë është te Japonia. Duhet të marrim gjërat pozitive të këtij takimi me Gjermaninë dhe të shohim përpara.

Ne superior në mbajtjen e topit? Po, por ata na ndoqën një kundër një, na e bënë të vështirë.

317364936 6671647349517722 4182640554733989048 N
317364936 6671647349517722 4182640554733989048 N

A mund ta fitojmë Botërorin? Do të përpiqemi të punojmë siç kemi bërë deri më tani. Ambienti është fantastik, por mendimet tona shkojnë vetëm për Japoninë, do jetë e vështirë”, theksoi Morata i cili u shpall dhe lojtari i ndeshjes nga FIFA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb