I rëndë bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e së dielës në hyrje të nënkalimit në via Dal Cero në Verona, ku kanë mbetur të plagosur 7 persona. Pak para mesnatës, tre makina janë përplasur kokë më kokë për shkaqe që po hetohen nga policia lokale, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje me të gjitha ekipet në detyrë.

Në aksident janë përfshirë një Fiat Cinquecento që drejtohej nga një shtetas shqiptar 23 vjeç, një Renault Modus që drejtohej nga një 25-vjeçar nga Verona dhe një Toyota Yaris që drejtohej nga një 60-vjeçar po nga Verona.

4 të plagosur në gjendje më të rëndë. Brigada e Zjarrfikësve ishte gjithashtu në vend për të çliruar të plagosurit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: