Tifogrupi i ekipit të Shkëndijës së Tetovës, të cilët njihen me emrin “Ballistët” ka mbushur rrugët e qytetit këtë 28 nëntor për të festuar 30-vjetorin e themelimit të tyre, por edhe ne kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Festa e tyre ka nisur në stadiumin e qytetit dhe më pas ka vijuar drejt qendrës së qytetit ku grupe të mëdha njerëzish kanë kënduar këngë patriotike shqiptare duke valëvitur flamujt kombëtarë dhe ata të tifogrupit të Shkëndijës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb