Qyteti ka vendosur të mos ndeze dritat gjate gjithë ditës si dikur, ndriçimet në Europë po zvogëlohen

Mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin mesjetar të Qytetit të Vjetër të Pragës për të parë ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjeve.

Por ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë kriza energjetike nënkuptonte më pak drita se zakonisht. Njerëzit patën mundësi të shijonin gjithashtu edhe ushqimet dhe ëmbëlsirat. Qeveria vendosi që këtë vit dritat të jenë për të kursyer para dhe për të dërguar një mesazh të efikasitetit të energjisë.

“Ne kemi bërë tashmë shumë marrëveshje për të kufizuar ndriçimin e memorialëve historike dhe ndërtesave në pronësi të bashkisë së Pragës dhe gjithashtu kemi vendosur të shkurtojmë numrin e stolive të ndriçuara në rrugët e Pragës”, është shprehur Jan Chabr, anëtar i Këshillit të Qytetit të Pragës .

Qyteti ka vendosur të mos ndezë dritat gjatë gjithë ditës si dikur. Tregjet evropiane të Krishtlindjeve dhe ndriçimet po zvogëlohen për shkak të krizës energjetike. Një pjesë e madhe e vendeve në Europë kanë hequr patinazhet që vendosen në sheshet kryesore për të kursyer energji.

Strasburgu, i njohur si “kryeqyteti i Krishtlindjeve” i Francës, ka tregun më të madh të Krishtlindjeve në vend, i cili u godit nga një sulm me armë në 2018 dhe më pas u anulua në 2020 për shkak të Covid. Të gjitha dritat janë LED me konsum të ulët, numri është zvogëluar këtë vit dhe ndriçimet do të ndryshojnë në mënyrë që të mos ndezin të gjitha dritat në të njëjtën kohë.

Qytetet gjermane si Regensburgu, Mynihu dhe Bamberg  ku tregjet e Krishtlindjeve janë si një magnet për turistët  kanë shkurtuar oraret kur do të ndizen dritat e pemëve. Sezoni i dritës së Krishtlindjeve në Bremen, i cili zakonisht zgjat nga fundi i tetorit deri në fund të shkurtit, do të zgjasë këtë vit nga 20 nëntori deri më 31 janar. Në Düsseldorf, dritat do të ndizen për pesë orë në ditë në vend të 15.

Klan News