​Ndërprerje emergjente e energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën

Bota

​Ndërprerje emergjente e energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Deficiti në sistemin energjetik të Ukrainës është rritur në 27 për qind këtë mëngjes dhe mbylljet emergjente janë në fuqi në të gjithë vendin, njoftoi kompania Ukrenergo.

Rritja e deficitit ndodhi për shkak të mbylljes emergjente të njësive në disa termocentrale, dhe në të njëjtën kohë konsumi i energjisë elektrike vazhdon të rritet për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, raporton Interfax Ukraine.

Ukraina po përballet me ndërprerje të energjisë pasi forcat ruse filluan të sulmojnë objektet e infrastrukturës, kryesisht energjetike, në vend më 10 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat