Mos punoni mbi 55 orë në javë, rrezikoheni nga depresioni

Life style

Mos punoni mbi 55 orë në javë, rrezikoheni nga depresioni

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Gratë që punojnë mbi 55 orë në javë rrezikohen nga depresioni Sipas një studimi të Universitetit të Londrës gratë të cilat punojnë mbi 55 orë në javë rrezikohen te preken nga depresioni.

Në këtë studim në të cilin u intervistuan rreth 20,000 të rritur dhe u zbulua se gratë që punojnë mbi 55 orë në javë rrezikohen 7.3 herë më shumë të vuajnë nga depresioni në krahasim me gratë që punojnë nga 35-40 orë në javë.

Shkaqet që çojnë në përfundime të tilla janë të shumta, por sipas Gill Weston në Universitetin e Londrës, gratë që punojnë edhe gjatë fundjavave punojnë në sektorin e shërbimit dhe përballen me një nivel më të lartë stresi, që duke i shtuar edhe nivelin e ulët të pagës, përbëjnë elementët kryesorë që i shkaktojnë këtyre personave një niveli më të lartë depresioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat