Portokalli i artë në shërbim të shëndetit

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 11:39
Portokalli i artë në shërbim të shëndetit

Me siguri se deri më tani keni vërejtur pemët që kujtojnë në portokaj ovalë? Këto janë pemët "kumquats", agrume të llojit të vet. Pos se janë të shijshme, janë edhe shumë të shëndetshme.

FORCOJNË IMUNITETIN

Kjo pemë është burim fenomenal për vitamina C, përmban plot 43,9 miligramë në 100 gr, që është 73 për qind e sasisë ditore të preferuar. Pasi përmbajnë shumë vitamina C, forcojnë imunitetin, mbrojnë nga ftohjet dhe infeksionet tjera.

MBROJNË NGA DIABETI

Pasi përmban antioksidues dhe aminoacide omega-6 dhe omega3 si dhe fibra, kjo pemë është e shkëlqyeshme për mbrojtje nga diabeti, tipi 2.

(Kosova Sot Online)