×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ​Përurohet shtatorja e intelektualit që çrrënjosi gjakmarrjen, Anton Çetta

    Insajderi
    28 November 2022 - 11:48

    Sot është bërë përurimi i shtatores së profesorit, Anton Çettës. Në oborrin e Universitetit të Prishtinës, shtatorja e tij shfaqet me dorën e zgjatur të pajtimit.

    “Plaku i urtë” siç njihej nga populli, ka pajtuar shumë familje të hasmuara në shumë vise të Kosovës.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Anton Çetta ishte i veçantë dhe kishte bërë punë të palodhshme në shumë sfera.

    “Ishte fillimi i viteve të 90-ta, zullumet e pushtimet të atëhershme po u trashnin. Për baraspeshë po punonte edhe trashëgimia e lashtë zakonore. Ai ishte intelektual, studiues… ai themeloi komitetin e faljes së gjakut. Jemi njerëz me shumë fat, që Kosova jonë lindi një njeri kaq të madh. Kjo shtatore që po përurojmë është vepër e skulptorit Agon Qosa”, tha ai.

    Profesori Jahja Drançolli tha se kjo shtatore ka një bazë të gjerë intelektuale të profesor Anton Çettës.

    “Tradita e faljes së gjakut u hoq nga populli dhe u hodh kundër marrjes së gjakut. Për këtë masivitet flet edhe që më 1990, për herë të parë u mblodhën mbi 500 mijë njerëz. Në vijim të rrugëtimit historik vërejmë se trimëria e Nënë Terezës, Ibrahim Rugovës dhe Anton Çettës po i prezantonte shqiptarët për të vazhduar me qëndresën e UÇK-së”, ka thënë ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark