U përplas për vdekje nga i riu shqiptar, flet babai i vajzës: Do dhurojmë organet e saj

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 12:07
U përplas për vdekje nga i riu shqiptar, flet babai i vajzës: Do dhurojmë organet e saj

Një 26-vjeçar shqiptar ka përplasur me makinë një 21 vjeçare, në Greqi.

E reja nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë, përcjell "Kosova Sot Online".

 Babai i  21 vjeçares ka treguar se do ti dhurojnë organet e vajzës së vet.

“Dhurimi i organeve ishte vullneti i vajzës sime, e kishte shprehur vetë gjatë diskutimeve në familje”, ka treguar ai për mediat greke.

“Është shumë e rëndësishme për mua që të di se jeta do të vijojë prej organeve të fëmijës tim. Ajo po dhuron jetë”, theksoi babai i 21-vjeçares i përlotur.

(Kosova Sot Online)