Arbitrat nuk paraqiten në ndeshjen miqësore, Luzi “argëtohet” me Turbinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 11:50

Arbitrat nuk paraqiten në ndeshjen miqësore, Luzi “argëtohet” me Turbinën

Luzi ka zhvilluar miqësoren e parë në këtë ndërprerje të kampionatit, duke zgjedhur si kundërshtar Turbinën. Ndeshja u zhvillua në “Football Republic” dhe gjithçka u mbyll në shifrat 6-1.

lushnja luzi

Me gjyqtarët që nuk u paraqitën, takimi u arbitrua me kompromisin e dy klubeve nga një treshe mikse. Ndeshja nis e fortë dhe e barabartë, pasi si kavajasit edhe cërrikasit kanë hedhur në fushë formacionet e tyre më të mira.

Janë miqtë ata që rrezikojnë të parët me Murrjen, por pret Varfi. Luzi kërkon të shtyjë përpara, por gjen mbrojtjen e fortë të miqve.

Vetëm në minutën e 20-të Jovani shfrytëzon një asist ideal të Merdinit dhe shënon. Turbina nuk pajtohet dhe hidhet në sulm për të gjetur barazimin.

Madje, cërrikasit shpërdorojnë përsëri dy raste ideale me Ahanonu dhe Murrjen. Por, kur nuk shënon e pëson dhe kështu ndodhi në minutën e 40-të, kur Çuçka përfiton e dyfishon shifrat.

Një pjesë e parë thuajse e fortë, e barabartë, por Luzi 2008 tregohet cinik dhe i saktë para portës, ndërsa miqtë shpërdorojnë raste të pastra. Në startin e pjesës së dytë, dy trajnerët aktivizojnë lojtarët e stolit.

Është Dulja i miqve, që aktivizohet si zëvendësues që në të 46-ën, shkurton shifrat në minutën e 55- të, por vetëm kaq. Niveli i lojës bie disi dhe të dy trajnerët thjesht stopojnë alternativat e stolit.

Luzi ndihet më i plotë, teksa arrin të shënojë edhe 4 gola të tjerë, dy prej tyre në limitin e sfidës. Në tërësi ishte një sfidë e bukur e luftuar, ku të dy stafet Devolli e Pashja morën mesazhet që prisnin nga të besuarit e tyre.

LU (1)

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"