Abarth 500e i ri është vetura e parë elektrike e markës me 152 kuaj fuqi

Marka italiane e veturave sportive Abarth ka bërë hapin e saj të parë në epokën e veturave elektrike me një variant të Fiat 500 Electric, të cilin pretendon se është modeli më tërheqës dhe dinamik që ka krijuar ndonjëherë.

I pajisur me një mori përmirësimesh teknike, duke përfshirë një motor më reagues, Abarth 500e në rrotat e përparme dërgon 152 kuaj fuqi dhe 234 njuton metër dhe merr fuqi nga e njëjta bateri 42 kWh, njëjtë si makina në në të cilën bazohet.

Por Abarth thotë se përshpejtimi i jashtëzakonshëm – një shenjë dalluese e makinave elektrike – nuk ishte qëllimi i drejtpërdrejtë, përkundrazi zgjodhi një fuqi më të mirë në intervalin e mesëm: vetura e re elektrike arrin nga 20 deri 40 kmh në vetëm një sekondë dhe nga 40 kmh deri 56 kmh në më pak se 1,5 sekonda, raporton AutoCar.

Me një bazë rrote 24 mm më të gjatë dhe largësi prej 60 mm më të gjerë se Fiat, së bashku me një qendër më të ulët të gravitetit të ofruar nga bateria nën dysheme, 500e premton gjithashtu trajtim të përmirësuar ndaj motrës së tij benzine, me një nxitje në reagimin e kthesës dhe shpejtësi më të larta të daljes nga këndi.

Një tjetër pikë kryesore do të jetë kolona zanore e saj artificiale si e veturave me benzinë, pretendon Abarth. Firma thotë se “tingulli ka qenë gjithmonë i rëndësishëm” për markën si një karakteristikë “dalluese”. Kjo veçori, e cila është e pajisur si standard, mund të fiket për funksionim të heshtur.

Olivier François, drejtor ekzekutiv i Fiat dhe Abarth, tha: “Abarth 500e i ri është një nga lansimet më emocionuese në historinë e markës: një shtesë e re e mrekullueshme në linjën e Abarth. Më pëlqen ta mendoj si familje, kështu që baza e fansave tanë do të përfshihet në çdo hap të rrugëtimit tonë të elektrifikimit”.

Çmimi, edhe pse ende i pa konfirmuar, ka të ngjarë të fillojë mbi 40,674 euro (35,000 funte), duke pasur parasysh çmimin bazë të Fiat-it prej 35,614 eurove (30,646 funte).