VIDEO/ 6 gola dhe emocione! Kameruni dhe Serbia dhurojnë spektakël, por dalin nga fusha vetëm me 1 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 21:39

VIDEO/ 6 gola dhe emocione! Kameruni dhe Serbia dhurojnë spektakël, por dalin nga fusha vetëm me 1 pikë

Kameruni dhe Serbia kanë barazuar 3-3 në një ndeshje të çmendur, e vlefshme për Grupin G të Botërorit “KATAR 2022”.

KAMERUN SERBI 1

Serinë e golave e hapi përfaqësuesja afrikane me Kasteleton në minutën e 29′, pas një devijimi nga ana e tij në goditjen e këndit duke e shtyrë topin në fundin e rrjetës.

Serbia barazoi fillimisht me Pavloviç në minutën 45+1′ dhe pas 3 minutash ishte Milinkoviç-Saviç ai që realizoi golin përkohësisht të përmbysjes.

Në minutën 63′, Kameruni shënoi golin me Abubakar duke ngushtuar diferencat. Ndërsa Çupo-Moting, ishte ai që riktheu afrikanët në lojë duke barazuar rezultatin në minutën e 66′.

Me këtë barazim, të dyja kombëtaret mbajnë vendet e fundit nga një 1 pikë të grumbulluar, duke shpresuar që ndeshjen e fundit të provojnë shijen e parë të fitores në këtë edicion të Kupës së Botës, për të avancuar për më tej.

316715871_510021561073547_3598850913397563314_n

FT | KAMERUN 3-3 SERBI

Kasteleto 29′, Abubakar 64′, Çupo-Moting 66′ / Pavloviç 45+1′, Milinkoviç-Saviç 45+3′, Mitroviç 53′

MOMENTET KRYESORE TË NDESHJES –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 6 minuta shtesë!

66′ GOOOL KAMERUNI 3-3! Çfarë ndeshje! Afrikanët kanë barazuar me Çupo-Moting, i cili çon peshë tifozerinë e Kamerunit.

64′ GOOOL KAMERUNI 2-3! Abubakar ka shënuar një supergol me parabol, duke befasuar portierin Milinkoviç-Saviç.

53′ GOOOL SERBIA 1-3! Shënon sërish Serbia me Mitroviç pas një aksioni kundërsuolmi, me sulmuesin e Fulham, i cili shtyn topin në fundin e rrjetës.

46′ Nis pjesa e dytë! Topin e parë të fraksionit të dytë e shkelmon përfaqësuesja e Kamerunit.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+3′ GOOOL SERBIA 1-2! Përmbys gjithçka Serbia në tre minuta! Sergej Milinkoviç-Saviç shënon golin e dytë duke çuar peshë tifozët.

45+1′ GOOOL SERBIA 1-1! Rikthehet baraspesha në stadiumin “Al Janoub”! Pavloviç shënon për ballkanasit pas një goditjes me kokë nga një krosim nga goditja e dënimit.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 6 minuta shtesë!

29′ GOOOL KAMERUNI 1-0! Zhbllokohet sfida, afrikanët shënojnë me Kasteleton, i cili nga një goditje këndi ka shtyrë topin në rrjetë duke i dhënë avantazhit përfaqësueses së tij.

16′ Përsëri Serbia me Mitroviç pranë golit, teksa mbrojtja afrikane i ka bërë një “dhuratë” duke i dhënë topin sulmuesit të Serbisë, por ky i fundit ka shpërdoruar një gol të sigurt.

11′ “Shkëndija” e parë vjen nga ballkanasit, Mitroviç i afrohet golit të avantazhit teksa ka “përshëndetur” shtyllën.

1′ Starton sfida! Topin e parë të takimit e luan përfaqësuesja e Serbisë.

FORMACIONET ZYRTARE –

KAMERUN –

kam

SERBI –

srb

STATISTIKAT SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE”

316780209_717287310012139_5549581905710494185_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"