Rozë

Stresi flet për lidhjen që ka pasur me Enxhin

Stresi

Reperi nga Shqipëria, Stresi ka disa dite që është bërë pjesë e Big Brother.

Ai në një bisedë me Alisën, Urimin dhe Gresën ka treguar historinë e dashurisë që kishte me Enxhi Kamenicën. Ai ka zbuluar se si ka shkuar lidhja me të, ku u ndal te koha kur ai ishte në burg si dhe zbuloi që pas daljes nga burgu, u nda me Enxhin.

“Mua më futën në burg një muaj se më kapën me një armë. Tani pasi më fusin mua në burg, ish-e dashura ime futet në Big Brother, dhe unë e pashë atë nga burgu. U acarova aty. Pas këngës “Lambo” unë u lidha me të. Ia bënin “Uaa shiko Enxhin me Stresin. Pse kjo është lidhur me këtë rebelin?Por ajo më ka njohur mua në brendësi”.

Ai tha se kësaj lidhje i ka kushtuar dy këngë, të cilat janë punuar nga Flori.

https://www.youtube.com/watch?v=N81qsLXS6Lw

/Shqip.com