Moviola e Tirana-Vllaznia/ Arbitri Eldorjan Hamiti perfekt, penalltia e shkodranëve ishte e drejtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 14:28

Moviola e Tirana-Vllaznia/ Arbitri Eldorjan Hamiti perfekt, penalltia e shkodranëve ishte e drejtë (VIDEO)

FSHF-ja kishte caktuar katër gjyqtarë të FIFA-s në fushë dhe dy të tjerë në sistemin VAR, që gjithashtu janë ndërkombëtarë.

VR

Kryesor ishte Eldorjan Hamiti, ndërsa në teknologji udhëhiqte Enea Jorgji.

Gjykimi ka qenë korrekt dhe në përgjithësi Hamiti i menaxhoi mirë rastet e diskutueshme.

I vetmi moment që ndoshta kryesori mund të mos ketë shumë faj, pasi ishte disi larg aksionit është në minutën e 14-të, kur pas një përplasjeje të fortë në krahun e djathtë, Najdovski rrëzon Malën pa u futur ende në zonë.

Këtu arbitri vijoi lojën, por duhej dhënë faull për shkodranët dhe karton i verdhë për lojtarin maqedonas të Tiranës, pasi kishim të bënim me një aksion premtues për gol.

Ndërkohë, rasti më flagrant i ndeshjes ishte në minutën e 84-t, kur Latifi jep një asist te Çoba, i cili i vjedh kohën Najdovskit, e më pas rrëzohet në zonë pas kontaktit me Përgjonin.

Hamiti akordon direkt penallti për Vllazninë dhe ndëshkon me karton të verdhë lojtarin bardheblu.

Më pas edhe VAR-i i jep të drejtë vendimit të lezhjanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"