Lajme

Kuvendi miraton zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 08 December 2022

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për zgjatjen e masave emergjente në energji.

Nga 77 deputetë të pranishëm, 61 kanë votuar pro këtij vendimi.

Këtë vendim e ka arsyetuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila kërkoi nga deputetët ta mbështesin këtë vendim me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes me energjie elektrike.

-Advertisement-

“Duke marrë parasysh krizën energjetike evropiane nga e cila po ndikohet edhe vendi ynë, në funksion të tejkalimit të kësaj situate, Qeveria e Kosovës i propozon Kuvendit të Kosovës zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energjie elektrike me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes dhe marrjes së masave shtesë dhe vazhdimit të masave ekzistuese. Ne së shpejti do të sjellim në kuvend një amendament të ligjit i cili na lejon që zgjatja e masave për periudha më të gjata në mënyrë që të evitojmë barrën administrative për kuvendin dhe qeverinë”, theksoi ajo.

Opozita ka kundërshtuar zgjatjen e këtyre masave, duke akuzuar Ministren e Ekonomisë se po e keqpërdor Ligjin për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera