Dhunimi i 11-vjeçares: ngritet aktakuzë kundër pesë personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, Ekrem Rexhepi dhe Shkëlqim Kameri, si dhe ndaj tre të miturve, lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares i cili ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti.

Pesë të dyshuarit vazhdojnë të mbesin në paraburgim, derisa ndaj tyre janë ngritur aktakuzat për “dhunim”, “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi” dhe “Trafikimi me njerëz”.

LEXO EDHE KETE

Prokuroria Speciale nis hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, sot ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhorë), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11 vjeçares, të cilët gjenden në paraburgim.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhu me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Po ashtu, njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 par. 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”,  nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Përveç kësaj, ndaj rastit tjetër penal i cili i takon muajit qershor të këtij viti, ju njoftojmë se është në proces të zhvillimit të hetimeve, duke i dhënë prioritet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale.

Por si ndodhi përdhunimi i 11 vjeçares nga pesë persona?

Tmerri i madh i jetës se vajzës 11 vjeçare, nisi në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinës, kur dy të mitur nisën përdhunimin e saj të shtunën. Mandej këta të dyshuar thirrën edhe tre djemtë të tjerë njëri prej të cilëve 26 vjeçar, duke e larguar viktimën nga aty për ta përdhunuar edhe në lokacione tjera sipas prokurorisë.

I dyshuari kryesorë është Ekrem Rexhepi, 26 vjeçar i ngarkuar edhe me tri aktakuza tjera. Vëllai i tij, i mitur dhe tre të tjerë po ashtu të mitur. Njëri edhe pse i identifikuar nuk është kapur ende nga Policia e Kosovës.

Sipas prokurorisë pesë personat e kanë përdhunuar të miturën.

Detajet e prokurorisë tregojnë për tmerrin që përjetoi, 11 vjeçarja pasditen e së shtunës deri në mesnatë kur edhe u gjetë, e rastin e lajmëroi bashkë me nënën e saj në polici.

Në deklaratën e dhënë në polici, e mitura rrëfen se “përderisa ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia hiqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa personi tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”.

“Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria në dosje.

Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

Kjo ngjarje e tmerrshme dyshohet se nisi në parkun e lagjes Arbëria e më pas në disa lokacione tjera.

Sipas Prokurorisë, 26 vjeçari Ekrem Rexhepi, kishte arritur në park me veturën pickup.

“I pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij i mitur. Pastaj i pandehuri ka shkuar me (veturë) “PickUp” te parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S. dhe G. J., dhe të dëmtuarën”.

“Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Xh. S. ndërsa i pandehuri së bashku me G. J. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E. R. ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, thuhet më tej në dosjen e Prokurorisë./Botapress.info/

ngjashme