Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

23-futbollistë rrezikojnë gjysmëfinalen/ Anglia luan e qetë, Franca dhe Portugalia në hall

Pas një pauze dy ditore, të premten Kupa e Botës do të ristartojë për të zhvilluar katër ndeshjet ndeshjet çerekfinale, aty ku bëjnë pjesë emra prestigjiozë si Argjentina, Brazili, Portugalia, Kroacia, Franca, Anglia, Holanda dhe Maroku. Por, teksa futemi në fazën më interesante të Botërorit, lojtarët duhet të bëjnë kujdes me ndëshkimet, pasi janë plot 23 të tillë që me një karton të verdhë rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale.

Në këtë aspekt, vetëm Anglia mund të qëndrojë e qetë pasi asnjë prej britanikëve nuk e rrezikon gjysmëfinalen, ndërsa në ndeshjen me Francën duhet të shmangin kartonin e kuq.

Ndërkohë, në kombëtaret e tjera, ka shumë lojtarë që duhet të luajnë me “laps e letër”, madje bëhet fjalë për yje që nëse mungojnë në gjysmëfinale, do të konsiderohej një fatkeqësi për kompeticionin. Më poshtë lista e lojtarëve që mund të humbasin gjysmëfinalen në rast ndëshkimi me karton të verdhë;

Kroacia- Modric, Lovren, Barisic dhe Kovacic

Brazili- Fred, Bruno Guimaraes dhe Militao

Franca- Kounde, Tchouameni

Maroku- Amrabat, Sabiri, Saiss

Portugalia- Bruno Fernandes, Danilo, Ruben Neves, Joao Felix, Ruben Dias

Holanda- De Ligt, Ake, Frenkie De Jong, Koopmeiners

Argjentina- Montiel, Acuna

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...