Transmetuar më 08-12-2022, 20:39

Reperi i njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes për jetën e tij private.

Ka qenë vetë reperi, i cili gjatë një bisede me njërën nga banoret e “BBVK”, ka rikujtuar ish-partneren e tij Keisin.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh Stresi, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga “BBVK”.

Mirëpo tashmë ka reaguar Keisi. Ajo ka publikuar videon e Stresit në Instastory dhe ka shkruar: Njiheni edhe ju pak

Jeta private e reperit është përfolur shpesh në mediat rozë, herë për ribashkim me ish-partneren e tij Keisin, herë për romanca të reja.

Madje vetë reperi në një reagim që bëri disa kohë më parë kur u përfol për një romancë me një vajzë, u shpreh se “ka shumë të dashura.”

“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video. Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetn personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ave të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo.”- u shpreh Stresi.