Artistja serbe kopjon këngën e Xhensila Myrtezajt

Mediale Vip

Artistja serbe kopjon këngën e Xhensila Myrtezajt

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 20:40
Maya Berovic ka kopjuar Xhensila Myrtezajn

Edhe njëherë tjetër një artist serb kopjon një këngë shqiptare.

Bëhet fjalë për këngën e Xhensila Myrtezajt “Ale Ale” e cila është publikuar më herët këtë vit. Ditën e djeshme këngëtarja serbe Maya Berovic ka publikuar projektin e saj të ri, i cili përveç vijës melodike ka të njejtë me këngën e Xhensilës edhe titullin. Po “Ale Ale” titullohet edhe këngë e re e Maya-s.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që një artist me origjinë serbe kopjon një projekt shqiptar. Më herët edhe youtube-r serb emri i të cilit është Bogdan Ilic, por që njihet me nofkën Baka Prase, i cili shumë i njohur në rrjetet e tij sociale, ku në Instagram numëron mbi 1 milion ndjekës, kopjoi “Heart attack-un” e Noizy-t dhe Loredanës.

Ai lancoi një “diss track” drejtuar një prej njerëzve më të pasur në Serbi, Zejlko Mitrovic.

Kënga titullohej “MPQRS”, vija muzikore e të cilës ishte e njëjta me atë të “Heart attack” të reperëve shqiptarë.

Mirëpo më vonë u morën masa ndaj Bogdan Ilic, duke ia fshirë këngën nga Youtube. Do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Maya Berovic? Kjo mbetet për tu parë.

Nëse dikur artistët tanë akuzoheshin për kopjim të artistëve të huaj, sot në shumë raste kemi vënë re se ndodh e kundërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat