×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis zbatimi i vendimit, vërehet prani më e madhe e Policisë në veri

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 21:02

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që ta rrisë prezencën e saj në veri të vendit.

    Në pamje që ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, shihet se trupat policore të rendit tashmë janë pozicionuar në pjesën veriore.

    Në video shihen zyrtarë të shumtë policorë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

    Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se do ta rrisë praninë e saj në veri, pas situatës së fundit të krijuar atje.

    Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka thënë se ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend.

    Trupat policore në Veri të Kosovës
    Mitrovicë e Veriut

    “Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë. Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe analizon zhvillimet në vend, duke bërë vlerësime profesionale në bazë të të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Shtimin e prezencës policore në veri e paralajmëroi para dy ditësh edhe Kryeministri Albin Kurti. /Reporteri.net/.

    Zhvillimet e fundit në veri, Policia thotë se do ta rrisë prezencën policore atje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!