Futsal Club Forca e pret liderin

Futboll

Futsal Club Forca e pret liderin

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:17
Futsal Club Forca e pret liderin

Të dielën, me fillim nga ora 20:00, Futsal Club Forca nga Kumanova e pret në Sllupçan KMF Proekt-in lider, në ndeshjen e fundit të javës së 11-të të Ligës së parë në futsall, përcjell Open-TV.

Nga futsal klubi kumanovar bëjnë me dije se kanë pasur presion të madh nga komisioni garues që kjo ndeshje të shtyhet për ditën e diel, dhe jo në termin tjetër, për shkak se ndoshta edhe kështu ka kërkuar lideri i ligës!

“Këtë vikend në teren vendas mirëpresim liderin e ligës, Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet me termin tjetër, por pas shumë obstruksioneve dhe kërcënimeve nga ana e komisionit të garave pranë Federatës së Futbollit, vendoset që ndeshja do të luhet të diellen me fillim në ora 20:00 për shkaqe-‘përshtatjen dhe dëshirën’ e skuadrës kundërshtare.

Ky diskriminim dhe presion nga Komisioni i garave veç na motivon edhe na bën më të etur për pikë nga ky takim.

Skuadra jonë do të jetë e kompletuar përveç mungesës sê Besim Mustafit që kaloi me sukses një ndërhyrje kirurgjikale ditë më parë”, kanë njoftuar nga Futsal Club Forca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat