Federata e Volejbollit të Kosovës jep lajmin e rëndësishëm

Volejboll

Federata e Volejbollit të Kosovës jep lajmin e rëndësishëm

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:34
Xhaka Federata e Volejbollit të Kosovës jep lajmin e rëndësishëm

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Federata e Volejbollit të Kosovës, ka bërë me dije se në fundjavë rikthehet spektakli i Ligës “Gjergj Kastrioti”, i organizuar nga dy federatat ajo e Shqipërsë dhe e Kosovës.

“Në fundjavë, rikthehet spektakli i Ligës “Gjergj Kastrioti” Këtë fundjavë, më 10/11 dhjetor, rikthehet aksioni nga liga e përbashkët “Gjergj Kastrioti”, e organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV).

Pas një përfundimi të suksesshëm vitin e kaluar, i cili ishte një lloj testi për Ligën “Gjergj Kastrioti”, me nga dy ekipe, këtë sezon do të marrin pjesë nga katër ekipe prej secilës konkurrencë nga të dy vendet. Në total janë të përfshira 16 ekipe – nga katër prej të dy vendeve në konkurrencën e meshkujve dhe nga katër në konkurrencën e femrave.

Ky është edicioni i dytë i këtij organizimi, i cili vjen falë një bashkëpunimi të zellshëm mes FVK-së dhe FSHV-së.

Pas përfundimit të xhiros së fundit të sezonin vjeshtor janë përcaktuar edhe katër ekipet e para në të dy konkurrencat të cilët do të marrin pjesë në Ligën “Gjergj Kastrioti”. Ndeshjet do të zhvillohen në sistemin vajtje-ardhje, me ekipet që janë të ndara në dy grupe dhe dy ekipet e para do të luajnë në gjysëmfinale.

Takimet e para do të zhvillohen më 10/11 dhjetor 2022, derisa përballjet e kthimit janë paraparë të luhen në janar. Gjeni të paraqitura grafikisht çiftet dhe orarin e ndeshjeve në të dy konkurrencat”, thuhet në njoftimi zyrtar të FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat