×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një serb për dëmtim të varrezave ortodokse në Kllokot

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 22:49
    Fotografi ilustruese.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të nacionalitetit serb në Kllokot, me dyshimin se ka dëmtuar disa varreza ortodokse në këtë qytet, ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani.

    I dyshuari me inicialet T.N. (1985), me vendbanim në Kllokot, veprën penale e ka kryer më 2 tetor 2022 dhe para avokatit mbrojtës e ka pranuar atë.

    Ndaj tij është iniciuar vepra penale “dëmtim i varreve apo kufomave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!