Analiza/ Spanja përplaset në mur dhe nuk di çfarë të bëjë me topin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 22:51

Analiza/ Spanja përplaset në mur dhe nuk di çfarë të bëjë me topin!

Spanja është eliminuar në 1/ 8-at e finaleve në Kupës së Botës pas penalltive kundër Marokut. Të besuarit e Luis Enrikes nuk kanë mundur të gjejnë hapësira përballë afrikanëve: zinxhiri i pasimeve horizontale nuk i kanë vënë në telash marokenët, të cilët neutralizuan mesfushën spanjolle me mbulim nga afër.

Spain-Morocco

Rasti më konkret ishte Buskets, i rrethuar vazhdimisht nga tre ose katër kundërshtarë! Në një lojë të mbyllur, asnjëra skuadër nuk iu afrua golit. Paaftësia realizuese e Spanjës arriti në maksimum gjatë penalltive, ku “shfaqja” e saj ishte katastrofike. Spanja u ngatërrua në mbrojtjen marokene – Maroku zbriti në fushë me një strategji të ngjashme me atë të ndjekur nga Japonia në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Djemtë e Regraguit ishin kompaktë në mbrojtje dhe duke u besuar shpërthimeve të dyshes Zijeh-En-Nesiri. Disiplina e “Luanëve të Atlasit” shfaqi shenja lëkundjeje, por pa humbur asnjëherë kompaktësinë.

Me sa duket askush më mirë se Regragui nuk e kishte lexuar Spanjën ndaj Japonisë. Në pjesën e parë, veçanërisht në 20 minutat e fundit, Spanja e spostoi qendrën e saj barike, duke përfituar edhe nga tërheqja e mesfushorëve të Marokut.

E njëjta tablo u paraqit edhe në pjesën e dytë, me Marokun në pritje të Spanjës. Kjo bëri që Spanja të përparonte deri në mesfushë me mbrojtësit e saj, të cilët gjithsesi u limituan në pasime të topit majtas-djathtas.

Mesfushorët nga ana e tyre ishin të bllokuar në hapësira mjaft të ngushta që ia morën frymën manovrës sulmuese. Vetëm me futjen në lojë të Niko Uilliams, Spanja mundi të depërtonte disi nga krahët. 207 pasime për një gjuajtje!

– Spanja e mbylli ndeshjen me 975 pasime gjithsej. Nga ato, 207 ishin në 30 metrat e fundit, vetëm 3 më pak se kundër Kosta Rikës, por me ndryshimin se ndaj Marokut nuk shënuan asnjë gol, ndërsa ndaj Kosta Rikës shënuan 7!

Një krahasim i dhimbshëm për Spanjën po të marrim për shembull Brazilin, të cilit iu deshën 115 pasime për të shënuar 4 gola ndaj Koresë së Jugut. Francës iu deshën 144 pasime në 30 metrat e fundit për t’i shënuar tre gola Polonisë.

Një tjetër e dhënë që “turpëron” Spanjën pasimet e topit në zonën kundërshtare dhe gjuajtjet në kuadrat. Spanja ka prekur 27 herë topin në zonën e Marokut, por nuk mundi të regjistronte asnjë gjuajtje në portë! Epilogu, një eliminim katastrofik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"