5 gjërat që do t’jua bëjnë çdo natë gjumin më të rehatshëm

5 gjërat që do t’jua bëjnë çdo natë gjumin më të rehatshëm

Foto ilustruese

Gjumi është baza e gjendjes psikologjike e trupore të njeriut. Mungesa e tij apo cilësia e dobët mund të ndikojnë negativisht në përditshmëri e, në përgjithësi, në jetën tonë. Shumë prej nesh e humbasin gjumin për arsye të ndryshme, që më vonë sjellin shumë pasoja.

Më poshtë do të gjeni 5 zakone që do ju bëjnë të flini më rehat e më mirë:

Zgjohuni çdo mëngjes në të njëjtën orë

Duke ndjekur një orar të caktuar, ndihmoni organizmin të krijojë një program ditor.

Mundohuni të ekspozoheni për pak minuta në dritën e diellit, çdo ditë

Nëse gjatë gjithë ditës qëndroni larg dritës natyrale, atëherë ora juaj biologjike fillon e shpërqëndrohet. Vetëm drita natyrale e ndihmon atë të koordinohet sërish.

Ushtrohuni

Duke lodhur trupin gjatë ditës, gjatë darkës do të keni nevojë për çlodhje më shpejt se zakonisht.

Mbani një bllok shënimesh me ato që duhet të bëni ditët në vazhdim.

Kjo do ju ndihmojë të jeni të organizuar e të mos keni ankth e mendime kur shtriheni për të fjetur.

Mbajeni celularin larg

Është vërtetuar se drita e telefonit e shpërqendron sistemin nervor dhe e mban atë zgjuar.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit