“E dija që do të ishte i mirë, por jo kaq”, Besnik Prenga zbulon profecinë me Brozoviçin: E shihni këtë djalin e vogël, do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 23:26

“E dija që do të ishte i mirë, por jo kaq”, Besnik Prenga zbulon profecinë me Brozoviçin: E shihni këtë djalin e vogël, do të…

Ish-trajneri i Laçit, Besnik Prenga, ka pasur fatin që në moshë të re të trajnojë mesfushorin e Interit, Marselo Brozoviç, i cili është gjithashtu edhe lideri i mesfushës së Kroacisë në Botëror, së bashku me Modriç dhe Kovaçiç.

brozo

Në një prononcim të dhënë për median kroate “24sata.hr”, Prenga ka zbuluar detaje interesante për Brozoviç, në hapat e para të karrierës së tij.

“E dija që do të ishte i mirë, por jo kaq. Brozoviç luante të premten për ekipinn e parë të Dragovoljaç, dhe të shtunën në mëngjes për skuadrën e të rinjve.

Dy ndeshje në më pak se 24 orë. Nuk e kishte fare problem. Nuk mbaj mend që ai të ketë qenë ndonjëherë vonë për në stërvitje. Edhe atëherë, në moshën 17-18 vjeç, çdo gjë që bënte do të dukej e thjeshtë, edhe kur gjuante penallti, goditje të lira.

Bëri gjithçka në mënyrë fenomenale. Ishte një brez i mrekullueshëm i Dragovoljacit, ne luajtëm finalen e Kupës me të rinjtë dhe humbëm ndaj Splitit.”, tregon Besnik Prenga.

prenga

Vlen të theksohet fakti se në moshën 17-18 vjeç, Brozoviç drejtohej nga Besnik Prenga.

“Më kujtohet kur i ndjeri Pigac më tha në Siget: “E shihni këtë djalë të vogël, ai do të jetë një top lojtar”, tregon trajneri shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"