Koha ideale e ditës ku ju ‘lejohet’ të konsumoni çokallatë - Gazeta Express
string(56) "koha-ideale-e-dites-ku-ju-lejohet-te-konsumoni-cokallate"

Shneta

Gazeta Express

31/01/2023 14:29

Koha ideale e ditës ku ju ‘lejohet’ të konsumoni çokallatë

Shneta

Gazeta Express

31/01/2023 14:29

Duhet të dini që çokollata nuk duhet të ruhet në frigorifer pasi nivelet e lagështisë janë shumë të larta.

Përkundrazi, temperatura ideale për ruajtjen e çokollatës është 18 gradë Celsius. Nëse një çokollatë shkërmoqet ose shkrihet shumë shpejt në duart tuaja, atëherë ndoshta nuk është ruajtur siç duhet.

Lexo Edhe:

Për më tepër, kur ruani çokollatat tuaja në frigorifer, mund të shihni që sipërfaqja e tyre bëhet e bardhë ose mund të zbuloni se shija e tyre është ndryshuar nga erërat e ushqimeve të tjera. Ky është një gabim i zakonshëm, pasi një sondazh i kryer në Britani tregoi se 78% e të anketuarve mbajnë çokollata në frigorifer.

Ndërkaq, koha më e mirë për të ngrënë çokollatë është ora 11:00 e paradites, pasi kakaoja përmban kafeinë dhe sheqer, ndaj duhet konsumuar idealisht para drekës. Kjo është diçka që e bën vetëm një në pesë njerëz. Sipas ekspertëve, duhet ta lini çokollatën të shkrihet në gojë dhe të mos e përtypni, për një eksperiencë më të këndshme.

Gjithashtu, shkencëtarët thonë se gjashtë copa janë sasia ideale për të shijuar shijen e çokollatës, edhe pse të paktën 1 në 2 pranojnë se nuk ndalojnë së ngrëni para se të mbarojnë të gjithë pakon. Si ndikon konsumimi i përditshëm i çokollatës në organizmin tonë? Çokollata mund të përmirësojë shëndetin e zemrës.

Çokollata e zezë dhe qumështi përmbajnë flavonoide, antioksidantë, të cilët kanë përfitime të ndryshme shëndetësore. Me konsum të rregullt, niveli i yndyrës dhe presioni i gjakut në trup stabilizohen, por hulumtimet kanë treguar se kjo vlen vetëm për çokollatën e zezë me bajame.