Elozhe për sulmuesin argjentinas, Mançini në ekstazë para debutimit: Kemi gjetur “Batistutën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 14:45

Elozhe për sulmuesin argjentinas, Mançini në ekstazë para debutimit: Kemi gjetur “Batistutën”

Në shtëpinë e “ax urrëve” është gjithçka gati për sfidën kundër Anglisë, ndeshja e parë e vlefshme për eliminatoret e Europianit “Gjermani 2024”, për Grupin C, starti më i mirë dhe më i bukur për këtë udhëtim emocionues, duke kujtuar se këto janë edhe dy finalistet e Europianit të fundit.

Retegui Mancini

Prandaj, nuk kishte sesi trajneri “axurr”, Roberto Mançini, të mos ishte plot adrenalinë përpara këtij dueli, aq më tepër duke qenë se është i detyruar që të fshije njollën e zezë të mospjesëmarrjes në Botërorin e Katarit:

“Jemi përgatitur mirë në këto pak orë që jemi rigjetur së bashku në grumbullim, por në të njëjtën kohë jam i bindur se do të kemi mbështetjen e madhe të publikut të Napolit. Ndryshe nga Europiani i kaluar do të kemi të njëjtët, por ndërkohë kemi nisur që të bëjmë edhe disa afrime të reja interesante, prandaj jam optimist për debutimin dhe të ardhmen tonë, drejt Europianit të ardhshëm. Ne jemi një skuadër që dimë të ofrojmë dhe të kalojmë mes emocioneve të forta… Nga fitorja e Europianit në Angli, ndaj Anglisë, por ndërkohë morëm një shuplakë të madhe, duke hedhur në erë kualifikimin tonë për në Botëror.

Në të njëjtën kohë, për të dytin edicion radhazi, jemi pjesë edhe e gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve, gjë e cila tregon se cilësi kemi, por thjesht nuk duhet të gabojmë momente decizive. Anglia përpara nesh? Ndoshta, por unë dhe lojtarët e mi duam që ta nisim sa më mbarë dhe të mos harrojmë, as ne dhe as Anglia se jemi ne kampionët e Europës në fuqi.

Dhe pikërisht ky vetëbesim duhet të na nxisë që të japim më të mirën. Do të jetë gjithashtu një emocion i madh, pasi për mua do të jetë ndeshja e parë që nuk do të kem të ndjerin Viali përkrah meje, por dua që të fitojmë edhe për të, shprehet Mançini, i cili lidhur me afrimin e ri, argjentinasin Mateo Retegui nënvizon.

– Nga kampionët e Europës, të cilët janë ende pjesë e grupit do të mungojnë vetëm Kieza e Bonuçi. Retegui titullar? Pikësëpari ju kërkoj që ta lëmë që të rritet i qetë dhe t’i japim kohën që të ambientohet. Mateo më kujton shumë argjentinas të tjerë. Është i ri, i edukuar, por edhe shumë i zgjuar.

Në Argjentinë e krahasonin me Denisin, ndërsa mua më kujton shumë Omar Gabriel Batistën e ri, atë që zbarkoi në Itali. Besoj e mbani mend edhe shumica prej jush…”, përfundoi konferencën Mançini.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"