9 pikë më shumë se sezoni i kaluar, Partizani i sivjetshëm më efikas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 12:10

9 pikë më shumë se sezoni i kaluar, Partizani i sivjetshëm më efikas

Ndoshta nuk kanë ndonjë ndryshim të madh në cilësi, por Partizani i sivjetshëm ka arritur të krijojë një personalitet më të madh, si dhe të jetë më efikas se në sezonin e shkuar.

Partizani

Të kuqtë vjet pas 26 javësh kishin 35 pikë të grumbulluara, 9 më pak seç kanë koleksionuar në këtë sezon. Ky është një tregues i qartë se të kuqtë në këtë vit janë një skuadër më e frytshme.

Gjithsesi, pikavarazhi me Tiranën, që kryesonte vjet në këtë pikë të sezonit, është tjetër realitet. Skuadra e Kolelës në këtë sezon ka grumbulluar 15 pikë më pak se kampionët në fuqi pas 26 javësh. Kjo tregon edhe luhatjet e mëdha që kanë pasur skuadrat në këtë edicion. Vjet në këtë periudhë Partizani renditej i pesti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"