Për 2 prill duke filluar nga ora 14:00 është paralajmëruar marshimi ”Liria ka emër“ që i dedikohet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale me akuzat për “krime lufte”.
Faqja “LIRIA KA EMËR” ka publikuar një video në të cilën bëhet thirrja për pjesëmarrje në marshim.
“Për ata që dikur marshuan drejt lirisë. Ju ftojmë që më 2 prill të marshojmë së bashku për drejtësi dhe të vërtetën. E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh, është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet“, thuhet ndër tjerash në këtë video.
Ky marshim vjen para se Gjykata Speciale të nis gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /Express
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...