Brenda një viti dy herë shtrenjtohet rryma, dështim i Kurtit në çdo sektor

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 17:22 | Nga Hykmete Bajrami

Pikërisht sot, kur në Kuvendin e Kosovës po flitet për “asociacionin plus” të Albin Kurtit, ZRRE paska marrë vendim që çmimi i energjisë të rritet sërish.

Të gjithëve na kujtohet kur Kurti opozitar, në fushatë elektorale thoshte se ”çmimi i energjisë është i latë dhe se kur LVV të vije në qeveri do ta ulë çmimin e energjisë”.

Ku jemi sot?

Brenda një viti dy herë ngritet çmimi i energjisë elektrike.

E kur flasim për energjinë na kujtohet edhe një premtim tjetër i z.Kurti, që kur ai të vijë në qeveri, ”serbët do të paguajnë për energjinë e shpenzuar”. Ku jemi sot?

Qeveria Kurti i ka paguar 35 milionë euro në 2021 dhe 63 milionë euro për vitin 2022, për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore, mjete këto të ndara nga buxheti – tatimet e taksat tona.

Për këto dy vite qeverisje qeveria Kurti ka bërë sakt të kundërtën e asaj që kanë premtuar.

Dështim në çdo sektor!

Të ngjashme