Transmetuar më 23-03-2023, 19:03

Një asteroid masiv do t’i afrohet Tokës më shumë se Hënës këtë javë në një fenomen që ndodh vetëm një herë në dekadë, sipas NASA-s.

Asteroidi i sapo zbuluar 2023 DZ2 po ‘udhëton’ me një shpejtësi prej 17,403 milje në orë. Ai u zbulua më 27 shkurt të këtij viti nga astronomët në Observatorin Roque de los Muchachos në La Palma të Spanjës , pjesë e Ishujve Kanarie.

Ekipi i NASA-s tha në Twitter : Një asteroid i sapo zbuluar i quajtur 2023 DZ2 do të kalojë pranë Tokës të shtunën në 100 mijë milje larg.

Nëse doni të shihni 2023 DZ2 teksa fluturon, mund të jeni me fat, megjithëse ka të ngjarë të keni nevojë për një teleskop nëse doni të kapni një pamje të qartë.