Kombëtarët copëtojnë Milanin, Pioli në hall/ Vetëm Napoli si ata në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 20:15

Kombëtarët copëtojnë Milanin, Pioli në hall/ Vetëm Napoli si ata në Itali

Pauza dyjavore e ko mbëtareve është një frymëmarrje shumë e madhe për të gjitha klubet, që, pas një kalendari të ngjeshur që prej janarit, kanë mundësi të rikuperojnë energjitë dhe të perfeksionojnë mekanizmat e tyre, mbi të gjitha në këtë fundsezoni, kur xhirot duhet të jenë në maksimum.

stefano-pioli

Kjo periudhë ama nuk pritet të jetë e tillë ne Milanelo, aty ku për më tepër mund të ketë edhe efektin e kundërt, duke qenë se Stefano Pioli e gjen veten pa më shumë se gjysmën e ekipit.

Në momentin kur trajneri kishte më së shumti nevojë të punonte me grupin e plotë, për t’i dhënë kthesën e duhur një sezoni që duket po i rreshket nga duart, te Milani kanë mbërritur ftesat e kombëtareve për plot 16 lojtarë, nga ata më veteranët e deri te më të rinjtë, nga Ibra, Kjaer e Teo te Kalulu e Çau.

Kuqezinjtë janë bërë kështu skuadra që ka të angazhuar më shumë lojtarë në kombëtare në Serinë A, po aq sa Napoli që është jo vetëm kundërshtari i çerekfinaleve të Champions League, por edhe rivali i radhës në kampionat.

PËRGATITJET – E pikërisht për të nisur përgatitjet për sfidën me Napolin, kuqezinjtë janë rikthyer dje në stërvitje, me Piolin që ka pasur në dispozicion vetëm 13 lojtarë. Portierët Tatarushanu e Mirante, mbrojtësit Kalabria, Florenci, Tomori, Gabia e Balo Ture, mesfushorët Pobega, Bakajoko, Adli, Diaz bashkë me sulmuesit Rebiç e Origi, kanë qenë të vetmit që kanë marrë udhëzimet e teknikut, që po ashtu pret rikuperimin e Mesiasit të dëmtuar.

Deri në rikthimin e lojtarëve të kombëtareve dhe me shpresën se asnjëri prej tyre nuk do të dëmtohet, 57-vjeçari do të kërkojë të bëjë maksimumin, duke shpresuar që të tijtë të mos rikthehen të shtrydhur dhe skuadra të ketë forcën e duhur mendore dhe fizike për këtë finale sezoni.

klubet e serise a

Në kampionat fitorja mungon që prej 26 shkurtit ndaj Atalantës dhe sigurisht që Napoli vjen në momentin më delikat për Milanin, që do të kërkojë rikthimin te fitoret ndaj kundërshtarit më të vështirë të mundshëm, me Piolin që deri atëherë është me sytë nga kombëtaret.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"