Kosova
Java e Frankofonisë vjen në Kosovë me edicionin e 13-të
Për herë të 13-të në Kosovë ka nisur Java e Frankofonisë, e cila këtë vit si kryeqendër ka qytetin e Pejës.
Në edicionin e saj të 13-të, Java e Frankofonisë do të sjellë deri më 27 mars një program gjithnjë e më të pasur.
Aktivitetet sot iu kushtuan Hauts-de-France dhe bashkëpunimeve aktuale dhe të ardhshme ndërmjet këtij rajoni dhe Kosovës përmes punëtorive të ndryshme dhe një paneli të shquar folësish.
Në fillim u trajtuan çështjet kulturore, politike dhe ekonomike të krijimtarisë bashkëkohore. Më pas, traditat e minierave të dy territoreve bën që të shtrohen pyetje për një rrugë të mundshme të minierës në Kosovë.
Në kuadër të Lojërave të ardhshme Olimpike dhe Parolimpike Paris 2024, u diskutua çështja e gjithëpërfshirjes përmes sportit.
Së fundi, ngjashmëritë e territoreve të Hauts-de-France dhe Kosovës shërbyen si bazë për një diskutim mbi qëndrueshmërinë dhe atraktivitetin. Një ditë e pasur me shkëmbime, e cila pa dyshim do të mundësojë zhvillimin e partneriteteve të reja midis dy vendeve.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe