×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Zhegrës u falën gabimisht me dekada, xhamia s’ishte e kthyer kah Kibla

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 21:06

    Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah kibla, siç bëhet zakonisht.

    Kjo pasi xhamia ishte e kthyer për 45 shkallë në anën e majtë, e këtë xhematlinjtë e morën vesh kur në fshat erdhi një hoxhë i ri.

    Për këtë, të njëjtit e gjetën një zgjidhje të shpejtë, meqë vizatuan disa vija të improvizuara se në cilat pika duhet të falen.

    Megjithatë, së shpejti zhegrasit nuk do ta ndiejnë nevojën që të rrinë në vijat e improvizuara meqë skaj të vjetrës po ndërtohet një xhami e re.

    Objekti fetar që po bëhet me financim të vetë banorëve u kthye ashtu sic e do rendi, kah kibla, derisa po u kushton mbi 500 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!