Ja pse Osmani nuk do të takohet nesër me Escobar

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 21:12
Ja pse Osmani nuk do të takohet nesër me Escobar

Lidhur me një lëshim teknik që është bërë për agjendën mediale të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, zyra e Presidencës ka dalë me një sqarim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

ZRPK njofton se është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar.

Sipas tyre, kjo agjendë ka qenë për datën 17 mars, dhe se nuk është për nesër.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë e një lëshimi teknik është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar: Agjenda mediale e Presidentes Osmani për datën (17 mars 2023).

Ju njoftojmë se kjo agjendë siç edhe është e cekur ka qenë për datën 17 mars, dhe se nuk është për nesër.  Ju kërkojmë ndjesë për këtë lëshim dhe shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!”.

(Kosova Sot Online)