• |
ide | kryesore

Video/ Gazetari Trevisani bën ‘leckë’ Mourinhon: “Të ikë nga Roma? Po kush e merr atë, është një bllof!”

-Instant, Sport, Video
Trevisani



Humbja në derbi ka lënë pasoja të rënda te Roma, me Mourinhon që duket se nuk është më i paprekshëm. Për herë të parë, Friedkins janë në proces të reflektimit për të ardhmen e trajnerit portugez. Shumë do të varet nga rrugëtimi evropian i verdhekuqve dhe nëse ata do të hyjnë apo jo në Champions League. Jashtë fushës ka nga ata që e thumbojnë në mënyrë helmuese si gazetari Riccardo Trevisani.

Riccardo Trevisani është një gazetar që thotë gjithmonë atë që mendon, pa frikë. Gjatë një ndërhyrjeje në ‘Kronikat e Dhomës së zhveshjes’, ai sulmoi fort Mourinhon. Portugezi për të është duke zhgënjyer dhe mbi të gjitha gazetari nuk e sheh në një klub të madh evropian dhe larg Romës: “Nëse largohet nga Roma? E ku shkon? Për kë? Kjo gjë më bën të qesh, po kush e merr! Sot Roma ka 66 pikë, vitin e kaluar kishte 63 por nuk ishte Dybala ”.

Duke hipotezuar një të ardhme larg Romës, Trevisani nuk sheh pas portugezit lëvizje të mëdha në merkato apo kërkesa të klubit, duke hedhur poshtë hipotezën e Premier League: “E vetmja skuadër që mund ta marrë dhe të bjerë në këtë bllof është PSG. Është vendi i vetëm ku ai nuk ka trajnuar. Pastaj një ditë do të bëjmë një llogari mbi 12 vitet e tij të fundit. Sa ka fituar, sa lojtarë ka trajnuar dhe çfarë ka fituar. Atëherë do të flasim për të”. Një sulm i fortë ndaj një prej trajnerëve më të suksesshëm, që në vitet e fundit i ka zhgënjyer shumë pritshmëritë.

@tutto_ilcalcio7 #mou #mourinho #mourinhoroma #roma #asr #asroma #lupacchiotto #lupa #chinghiali #cinghialotto #mourinhoout #mourinhoin ♬ suono originale – tuttoilcalcio



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *