Përfaqësuesja e Kosovës i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të ndeshjes ndaj Izraelit, përballje që do të luhet ditën e shtune duke filluar nga ora 18:00 në Tel Aviv. Dardanët ndodhen në Grupin I së bashku me Zvicrën,Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Objektivi është kualifikimi për në Euro 2024.
Fatmirësisht gjendja paraqitet e mirë. Tekniku Alain Giresse ka të gjithë lojtarët në dispozicion, çka do ti japë teknikut francez më tepër mundësi zgjedhjeje. Para nisjes për në Izrael, futbollistët e përfaqëseuses së Kosovës vizituan Fan Club-in e tifo-grupit Dardanët, këta të fundit pritën lojtarët me mjete piroteknike dhe këngë për të inkuruajuar lojtarët në prag të kualifikueseve.
Federata e Izraelit ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Kosovës. Takimi do të luhet në “Bloomfield Stadium”, impiant që ka një kapacitet prej 29.400 vendesh.