Vrasja e rojes së Top Channel, reagon Presidenti Begaj: Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje kriminale

Mar 27, 2023 | 8:13
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur në ambientet e Top Channel, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vdekur roja i sigurisë.

Begaj i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës, dhe bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes.

“Inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”. shprehet Begaj në postimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura