E goditi qëllimisht me veturë pas disa mosmarrëveshjeve, arrestohet i dyshuari në Drenas

Kronikë e zezë

E goditi qëllimisht me veturë pas disa mosmarrëveshjeve, arrestohet i dyshuari në Drenas

Më: 27 mars 2023 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Drenas, pasi dyshohet se e ka goditur qëllimisht me veturë një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas viktimës, incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin.

Policia njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“VRASJE NË TENTATIVË,   Gllogoc 26.03.2023 – 15:09. Një mashkull  kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat